Drita e Kuqe dhe Deep Near Infrared – çka janë dhe pse i duhen lëkurës tënde?

Drita e Kuqe dhe Deep Near Infrared – çka janë dhe pse i duhen lëkurës tënde?

Inflamacioni dhe Terapia me Dritë të Kuqe Leximi Drita e Kuqe dhe Deep Near Infrared – çka janë dhe pse i duhen lëkurës tënde? 2 minuta Tjetra Pse dekolteja meriton po aq kujdes sa fytyra?

Lëkura me kalimin e viteve fillon të humbasë elasticitetin, bëhet më e thatë, dhe rrudhat e linjat e holla bëhen më të dukshme. Kjo ndodh jo vetëm për shkak të moshës, por edhe nga dëmtimet e diellit dhe proceset natyrore të plakjes që ngadalësojnë rigjenerimin qelizor.

Prej viteve, terapia me dritë të kuqe është përdorur nga dermatologët si një metodë e sigurt dhe efektive për të freskuar lëkurën duke nxitur prodhimin e kolagjenit, reduktuar inflamacionin dhe përmirësuar teksturën dhe tonin e saj.

Por me gjeneratën e re të teknologjisë, Glowpro GEN 2 shkon edhe më thellë me atë që quhet Deep Near Infrared (1072 nm) – një dritë që depërton më shumë se dyfish krahasuar me dritën e kuqe klasike. Kjo është e vetmja maskë në tregun europian që e ka këtë teknologji të avancuar.

Si funksionon Deep Near Infrared?


Kjo dritë vepron në nivele më të thella të lëkurës, aty ku fillojnë proceset e plakjes. Ajo:

Aktivizon qelizat për të prodhuar më shumë kolagjen dhe elastinë.

Përmirëson qarkullimin e gjakut në shtresat e brendshme të lëkurës.

Ndihmon në riparimin qelizor dhe reduktimin e inflamacionit.

Lufton rrudhat dhe linjat e thella që drita e kuqe standarde nuk i arrin.

Në praktikë, kjo përkthehet në lëkurë më të shtrënguar, me pamje më të re dhe më të shëndetshme për më pak kohë dhe me rezultate më të mira.

Pse ta zgjedhësh Glowpro GEN 2?


Glowpro GEN 2 kombinon dritën e kuqe, dritën blu, yellow, Near Infrared dhe Deep Near Infrared, me 5 mënyra të ndryshme përdorimi për çdo nevojë të lëkurës.
Është 5 herë më e fuqishme se gjenerata e parë, dhe nevojiten vetëm 10 minuta në ditë për rezultate të dukshme.

Maska është e ndarë në dy pjesë të veçanta: për fytyrë, për qafë dhe dekolte

Kështu, trajtimi është i plotë dhe i dedikuar për të gjitha zonat që shpesh anashkalohen, por që tregojnë moshën më shpejt se fytyra.

Me formën e saj ergonomike dhe mbulim më të madh, Glowpro GEN 2 të jep mundësinë të kujdesesh siç duhet për të gjithë lëkurën