Lëkura jonë ekspozohet çdo ditë ndaj faktorëve të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e plakjes, si rrezatimi UV, ndotja mjedisore dhe degradimi natyral i kolagjenit me kalimin e kohës. Glowpro GEN 2 përdor teknologji të avancuar të fotobiomodulimit përmes pesë gjatësive të valëve specifike të dritave LED, të cilat janë kliniksht të testuara dhe të aprovuara nga dermatologët për efektin e tyre në përmirësimin e shëndetit të lëkurës.
Dritat me gjatësi vale 415nm, 590nm, 660nm, 850nm dhe 1072nm depërtojnë në nivele të ndryshme të epidermës dhe dermës, duke aktivizuar fibroblastet, qelizat përgjegjëse për prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Kjo stimulon rigjenerimin qelizor, përmirëson elasticitetin dhe tonin e lëkurës, zbeh rrudhat, redukton hiperpigmentimin, si dhe qetëson inflamacionin dhe aknet.