Çfarë është maska GlowPRO dhe si funksionon?

Çfarë është maska GlowPRO dhe si funksionon?

GlowPRO është një pajisje me dritë LED ( Red light ) apo edhe si quhet ndryshe Photon Therapy ne formë te maskës për fytyrë dhe poashtu pjesa përcjellëse për qafë e cila është e aprovuar klinikisht për përmirsimin dhe mirëmbajtjën e lëkures. Për ta kuptuar se si funksionon GlowPRO së pari lexoni se qfarë është terapia me dritë apo Photon Terapia

Terapia me Dritë - Photon Therapy

Terapia me dritë LED, e referuar edhe si Fototerapia dhe e ngjashme me Terapinë me Dritë të Kuqe dhe Terapinë me Dritë Blu për aknet, është një trajtim jo-invaziv dhe jo-kirurgjikal për kujdesin e lëkurës që ofron një sërë përfitimesh shëndetësore për lëkurën tuaj. Duke përdorur gjatësi vale të ndryshme të dritës, mund të trajtojë në mënyrë efektive një gamë të ndryshme problematikash të lëkurës, duke përfshirë hiperpigmentimin, dëmtimin nga dielli, cikatricat, inflamacionin, aknet dhe shenjat e plakjes. Përveç riparimit dhe shërimit të lëkurës, ajo promovon shëndetin dhe elasticitetin e saj të përgjithshëm.

çfarë thotë shkenca?

Në vitin 1903, mjeku danez Niels Ryberg Finsen fitoi çmimin Nobel për zbulimin se ekspozimi në dritën e kuqe të përqendruar mund të shpejtojë shërimin e plagëve. Megjithatë, edhe pse fitoi çmimin, Finsen mbeti i kujdesshëm për të aplikuar zbulimin e tij pa kuptuar se si funksiononte. Në ditët e sotme, terapia me dritën e kuqe të LED-ve është bërë një trajtim i popullarizuar dhe i padëmshëm për gjendje të ndryshme të lëkurës, duke përfshirë rrudhat, skuqjen, aknet, dhe shenjat e tjera të plakjes.

Trajtimi përfshin ekspozimin e lëkurës në dritën e kuqe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, për të reduktuar inflamacionin dhe për të rritur qarkullimin e gjakut. Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se kjo mund të përdoret për të trajtuar dhimbje, shiqimin, dhe madje edhe humbje peshe. Kështu, ndërsa Finsen mund të ketë hezituar për të aplikuar zbulimin e tij mbi një shekull më parë, sot, terapia me dritën e kuqe të LED-ve është një trajtim i pranuar gjerësisht dhe efektiv për çështje të ndryshme shëndetësore.

Cilat janë benefitet e maskës GlowPRO?

Çdo ngjyrë e dritës synon zona të caktuara, duke përmirsuar shqetësime specifike të lëkurës. Terapia me dritë LED veçanërisht ofron këto benefite:

  • Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës
  • Riparon qelizat dhe indet e dëmtuara te lëkures
  • I jep lëkurës një pamje më të butë
  • Trajton aknet
  • Redukton shenjat e plakjes dhe rrudhave
  • Rregullon prodhimin e natyrshëm të yndyrës së lëkurës

Llojet e dritave ne maskën GlowPRO

Drita e Kuqe depërton në të gjitha shtresat e lëkurës, e riparon atë, stimulon prodhimin e kolagjenit, promovon riparimin e qelizave dhe përmirëson qarkullimin e gjakut për një pamje më të gjallë dhe më të rehatshme. Efekti sinergjik i Dritave LED të kuqe siguron rinovim optimal të lëkurës.

Drita e kaltër BLU ka veti antibakteriale të fuqishme dhe aftësi për të mbytur bakteriet që shkaktojnë aknet. Drita e kaltërt gjithashtu ndihmon në pastrimin e lëkurës, stabilizimin e gjendrave të yndyrës, dhe qetësimin e inflamacionit.

Drita e gjelbër përthithet nga lëkura dhe ka një efekt qetësues. Ndihmon në zbardhjen e hiperpigmentit duke shfaqur një ten lekure më të ndriçuar. Efekti qetësues gjithashtu ka veti anti-inflamatore që qetëson sipërfaqen e lëkurës. Drita e gjelbërt poashtu përdoret për të trajtuar kapilarët e zgjeruar, lëkurën e mbledhur rreth syve, harkat nën sy, hiperpigmentimin dhe shenjat nga dielli, madje edhe lëkurën e mbledhur

Drita e verdhë redukton dukshëm skuqjen, fryrjen dhe inflamacionin e lëkures. Kjo ngjyrë e dritës është shumë e mirë për trajtimin e  Rozacea-s dhe trajtimin e djegieve si për shembull djegiet nga dielli. Gjithashtu stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në lëkurë dhe është efektive në trajtimin e pigmentimit të padëshirueshëm (hipo dhe hiper), përmirësimin e funksionit limfatik dhe stimulimin e qarkullimit të gjakut.

Drita e vjollce lufton radikalet e lira, për të ulur inflamacionin dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut ne lëkure, si dhe për të ndihmuar në luftën kundër akneve dhe pikave të zeza në lëkurë

Si ta përdorni GlowPRO maskën?

  • Sigurohuni që të pastroni fytyrën tuaj. Është e rëndësishme që të pastroni fytyren dhe të pastroni poret tuaja para se të vendosni maskën ne fytyrë.

  • Pasi lëkura juaj të thahet plotësisht, vendosni maskën GlowPRO mbi fytyrën tuaj. Për efekt maksimal përdoreni maskën 5 herë në javë në kohëzgjatje deri në 6 javë. Pas ksaj periudhe mund ta perdorni 3 ose 5 herë në javë sipas nevojës.

  • Aplikoni vajra ose serume të fytyres për ta plotësuar rutinën. Kjo nuk është e domosdoshme, por mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme për të lënë lëkurën tuaj të butë dhe të ndritshme.

Kliko këtu për ta porositur maskën GlowPRO

Lexoni më shume rreth Red Light Therapy:

  1. https://www.wired.com/story/led-face-masks-and-red-light-therapy/
  2. https://edition.cnn.com/cnn-underscored/beauty/what-is-red-light-therapy
  3. https://www.nbcnews.com/select/shopping/red-light-therapy-ncna1303119
  4. https://time.com/shopping/article/what-does-red-light-therapy-do/
  5. https://www.phillymag.com/be-well-philly/2023/03/27/at-home-led-mask-device/