NormaTec terapia me kompresim është një metodë inovative e rikuperimit që përdor kompresimin për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të përshpejtuar procesin e rikuperimit te këmbëve tuaja. Normatec janë si lloj çizme që mbështjellin këmbët dhe që mbushen dhe zbrazen me ajr në mënyrë ritmike për të imituar kontraksionet natyrore të muskujve, duke promovuar kështu lëvizjen e lëngjeve përmes venave dhe sistemit limfatik.
Përveç për përdorim mjekësor dhe probleme të ndryshme të këmbëve, NormaTec ka fituar popullaritet ndër atletët dhe entuziastët e fitnesit për përfitimet e saj të jashtëzakonshme në rikuperimin sportiv. Sistemi synon zona kyçe në këmbë me presion të saktë, duke imituar efektivisht procesin natyror të rikuperimit të trupit, por me një ritëm të përshpejtuar.
PËRFITIMET NGA NORMATEC
Përmirsimi i qarkullimit të gjakut
Terapia me NormaTec imiton veprimin natyror të pompimit të muskujve të sistemit qarkullues, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në zonat e trajtuara dhe duke përmirësuar qarkullimin e dobët. Përmirësimi i qarkullimit ndihmon në shpërndarjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në muskuj, duke promovuar riparimin dhe rikuperimin e indeve.
Lehtësimi i dhimbjeve të këmbëve
NormaTec mund të lehtësojë dhimbjet e lidhura me probleme muskulo-skeletike, si artriti, dhimbjet e nyjeve dhe ngurtësinë kronike të muskujve.
Reduktimi i ënjtjeve dhe inflamacionit
Terapia NormaTec mund të reduktojë në mënyrë efektive inflamacionin, duke e bërë atë efektiv për personat me probleme si limfedema, insuficienca kronike e venave ose rikuperimi pas operacionit.
Parandalimi i trombozave të venave
NormaTec mund të përdoret si një masë parandaluese kundër trombozës së venave të thella (DVT) dhe trombave të gjakut, veçanërisht për individët në rrezik për shkak të pamundësisë së gjatë për të lëvizur
Poashtu ndihmon në:
- Ndihmon në qarkullimin e gjakut drejt zemrës
- Redukton ënjtjet (edema ose edema kronike) në këmbë:
- Redukton dhimbjet dhe shqetësimet e këmbëve
- Redukton kruarjen dhe lëkurën e thatë
- Parandalon zhvillimin e sëmundjeve venoze
- Menaxhon ënjtjen e këmbëve dhe redukton rrezikun e zhvillimit të venave variçe ( venave varikoze) gjatë shtatzënisë
- Ndihmon në shërimin e ulçerave të këmbëve ose problemeve te ngjajshme të këmbëve
- Redukton ënjtjen dhe akumulimin e ujit ne këmbë
- Redukton celulitin e këmbëve
Sa kohë duhet të përdoren NormaTec?
Koha e rekomanduar për përdorimin e NormaTec është 20-60 minuta. Megjithatë, koha e saktë që ju nevojitet do të varet nga nevojat dhe qëllimet tuaja.
Nëse e përdorni për dhimbjet muskulare ose lodhjen, një seance prej 20 minutash mund të jetë e mjaftueshme. Megjithatë, nëse e përdorni për rikuperim më të shpejtë ose për të përmirësuar qarkullimin, mund të keni nevojë ta përdorni për 30-60 minuta.
Është gjithashtu e rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj dhe të ndaloni përdorimin nëse ndjeni ndonje shqetësim.
Kush mund të përfitojë nga NormaTec terapia e kompresimit?
-
Çdo atlet që përdor këmbët e tij/e saj: vrapuesit, notuesit, çiklistët, triatletët, ngritësit e peshave/CrossFit, pjesëmarrësit në gara në terren, këmbësorët, lojtarët e futbollit/basketbollit/basebollit/futbollit të dorës/volejbollit etj.
-
Çdo person që punon në këmbë gjatë gjithë ditës: sepse graviteti shkakton qarkullim të dobët në këmbë kur qëndron gjatë gjithë ditës. Infermierët, mjekët, ndërtuesit dhe shumë profesionistë të tjerë.
-
Çdo person që ka probleme me qarkullimin e gjakut: si diabeti, venat variçe, sëmundja e arterieve periferike, dhe çdo sëmundje tjetër e qarkullimit te gjakut.